O zotërinj, shkoni në komisionin për Reformën Territoriale

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD nuk duhet të bojkotojë Komisionin për Reformën Territoriale, pasi ajo ekzistuesja, me gabimet që bëri edhe PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.

Ai i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komision për të dhënë aty propozimet konkrete të opozitës.

“Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për ti shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu siç u bë Reforma territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *