Thirrjet për ngadalësimin e AI, gjigantët e teknologjisë pësojnë rënie në bursa
Tregjet kryesore të aksioneve në SHBA e nisën ditën me rënie, ndërsa investitorët reaguan ndaj thirrjeve të drejtuesve të kompanive teknologjike për të ngadalësuar ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Indeksi Nasdaq, ku dominojnë kompanitë teknologjike, shënoi rënien më të madhe në fazën fillestare të tregtimit, me një ulje të vlerës së aksioneve prej 1,2%.
Indeksi S&P 500 e pasoi me një rënie prej 0,7%, ndërsa Dow Jones regjistroi një ulje prej 0,27%.
Duke pasur parasysh shumat e jashtëzakonshme që po investohen në potencialin e inteligjencës artificiale për vitet e ardhshme, duket se investitorët do e ndjekin me vëmendje të shtuar si mënyrën se si kompanitë synojnë ta ngadalësojnë këtë proces, ashtu edhe reagimin e qeverive.
Më të prekura nga rënia janë Hewlett Packard me -10%, Intel dhe Sandisk -7%, Qualcomm dhe Micron -6%, Oracle -5% dhe Nvidia me -3%.
