Prokurori i Hagës: Hashim Thaçi i kishte mashtruar James Rubinin e Wesley Clarkun

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Gjatë seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, prokurori Matt Hawling ka lëshuar një deklaratë që ka shkaktuar nota humori në rrjet.

Në ditën e dytë të gjyqit, Hawling ka pretenduar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të maskuar realitetin para figurave kyçe të administratës amerikane si James Rubin dhe Wesley Clarkut. Ndërkohë katër figurat e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit.

“Ajo që nuk kuptojnë Rubin e Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar si funksiononte UÇK-ja. Ata treguan se nuk kishin interes për të mësuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *