Gjykata liron 7 të miturit e arrestuar në protestën e 10 shkurtit

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Gjykata e Tiranës liroi sot 7 të miturit e arrestuar dhe proceduar gjatë protestës së 10 shkurtit të opozitës, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Pas një seance që ka zgjatur dhe me dyer të mbyllura, është vendosur nga gjyqtari Gentjan Jahjolli, masa “detyrim paraqitjeje” për të dyshuarit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pasi dëgjoi edhe palët në proces, prokurorinë dhe avokatët, u vendos që të miturit të paraqiten në organin e akuzës një herë në muaj.

Të akuzuarit janë:

–Rei Bogdani

-Sindrit Peka

-Joel Korbi

-Kreshnik Kastrati

-Zeni Guraj

-Daniel Zeka

-Oresti Halilaj

Të pranishëm gjatë seancës ishin edhe deputetë të opozitës, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Ata i kanë cilësuar të paligjshme arrestimet e Policisë, duke akuzuar uniformat blu për dhunë barbare.

gjykata tirane protesta masat

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *