Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, vinte 1/3 e sasisë

Pisk
By
Pisk
2 Min Read

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, vinte 1/3 e sasisë

Shqipëria ka ndaluar importin e mishit nga Brazili, një prej furnizuesve kryesorë të tregut shqiptar. Vendi latin mbulonte rreth një të tretën e sasisë së mishit dhe të brendshmeve të importuara në Shqipëri, ndërsa zëvendësimi i këtij tregu me furnizues të tjerë mund të sjellë kosto më të larta.

Ndalimi i importeve hyn në fuqi këtë të enjte dhe vjen në kuadër të masave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, duke hequr edhe Shqipërinë nga lista e tregjeve që furnizohen me mish nga Brazili.

Të dhënat për këtë vit tregojnë peshën e konsiderueshme që ka pasur Brazili në tregun shqiptar. Nga janari deri në korrik janë importuar rreth 28 mijë tonë mish dhe të brendshme. Prej tyre, rreth 9200 tonë, ose 33% e totalit, kanë ardhur nga Brazili.

Kjo do të thotë se gjatë shtatë muajve të parë të vitit, afërsisht një në çdo tre kilogramë mish i importuar në Shqipëri ka ardhur nga tregu brazilian.

Varësia nga ky treg është rritur ndjeshëm gjatë viteve. Në vitin 2021, Brazili përbënte rreth 16% të importeve shqiptare të mishit. Kjo peshë u rrit në 21% në vitin 2022, në 27% në vitin 2023 dhe arriti në rreth 29% në vitin 2025.

Me ndërprerjen e kësaj linje furnizimi, importuesit pritet të orientohen drejt tregjeve alternative për të siguruar sasitë e nevojshme. Një nga shqetësimet kryesore është kostoja, pasi nëse furnizimet nga tregjet e tjera rezultojnë më të shtrenjta, mund të krijohet presion për rritjen e çmimeve të mishit në tregun vendas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *