E-Albania do të dalë jashtë funksionit në fundjavë dhe qytetarët s’do të kenë akses, portali do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

E-Albania do të dalë jashtë funksionit në fundjavë dhe qytetarët s’do të kenë akses, portali do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik

Portali e-Albania  nuk do të jetë funksional gjatë fundjavës, datë 15 maj deri në 18 maj.

Kjo për shkak se sipas portalit, do të punohet për  përditësimin dhe optimizimi teknik të saj.

“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00

Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, njofton e-Albania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *