Hedh budallai një gur në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë

Pisk
By
Pisk
3 Min Read

Deklaratat e Berishës për përkeqësim në Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gur në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar rënie në prokurimet publike në vitin 2026. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se vendi ynë ka 14 pikë rënie, të cilën e quajti dramatike.

“Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil. Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind. Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh. Një rënie dramatike”, deklaroi Berisha.

Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Berishës se Shqipëria kë pësuar rënie në fushën e Prokurimeve Publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan “hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten”.

“Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *