Beleri përfundoi mirë, u zgjodh eurodeputet. Në paraburgim është edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe tani sa i ka nisur gjyqi (VIDEO)

Pisk
By
Pisk
9 Min Read

Rama i përgjigjet kryeredaktorit të “Kathimerini” për NATON-n, minoritetin grek dhe Paktin Detar: Beleri përfundoi mirë, u zgjodh eurodeputet. Në paraburgim është edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe tani sa i ka nisur gjyqi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 22 prill, Forumin Ekonomik të Delphi-t, teksa po zhvillon një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini.

“Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Nuk mendoj se Ballkani është i harruar, jemi në kohët më të mira!”, u shpreh ai në nisje të bashkëbisedimit, referuar progresit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë qenë kurrë më parë kaq pranë BE-së.

Teksa Shqipëria ndodhet në një pozicion mjaft të mirë për aspiratat e saj europiane, Rama u pyet se pse përgjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar rreth 500 mijë shqiptarë.

“Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë”, u përgjigj kryeministri. Më tej, ai foli me shifra sa i takon rritjes ekonomike, duke u ndalur te prodhimi i brendshëm bruto, investimet e huaja e deri te rritja rekord e numrit të turistëve.

Papahelas e pyeti shkoqur se “a është krimi i organizuar faktor në Shqipëri”, ndërsa Rama e dha përgjigjen prerë duke vënë theksin te pavarësia e plotë e gjyqësorit për të vepruar kundër këtij fenomeni që ekziston kudo sipas tij.

Vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë, teksa sqaroi edhe ngërçin me pronat.

“Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke, që është një thesar kulturor, ne ju kemi kushtuar vëmendje të posaçme. Këtu dua të përgëzoj Mitsotakis, që ka qenë vërtet këmbëngulës për këtë. Ju jeni në krye të një gazete të madhe, ata mund të vijnë dhe të marrin informacione, do të ishte me vlerë nëse bëni një raportim të saktë me fakte që do ua vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.

“Për gjysmë shekulli nuk patëm tokë private. Nuk lejohej të kishim asnjë metër tokë në pronësinë tonë, madje as dhe një automjet privat. Pas 50 vitesh, më në fund e ndryshuam atë regjim dhe prona ishte çështja kryesore. Asokohe u miratua një ligj, me konsensusin si të opozitës, ashtu edhe të partisë që vinte nga e shkuara, për t’u dhënë letër përdorimi, titull përdorimi, jo titull pronësie, të gjithë atyre që punonin tokën, ndërkohë që duhej të trajtoheshin edhe ish-pronarët.

Në atë kohë u krijua një mbivendosje dhe, përgjatë viteve, njerëzit që kishin titull përdorimi të tokës u bënë pronarë, ndërsa pronarët u bënë ish-pronarë. U krijua edhe një shtresë e tretë, që ishin shumë njerëz që vinin nga zonat rurale dhe ndërtuan në mënyrë të paligjshme kudo që mundën, në tokë bujqësore. Nuk kishte rrugë tjetër përveçse t’i legalizonim.

Prej dhjetë vitesh po merremi me këtë, duke pastruar sa më shumë të mundemi dhe duke e digjitalizuar procesin. Për ta përmbledhur shkurt: askush nuk mund të provojë të kundërtën e asaj që po ju them, që problemi me pronat, edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë, nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zonë dhe kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar për shqiptarët dhe për qytetarët etnikë grekë, të cilin po e trajtojmë. Për shkak se kemi një nivel të rëndësishëm të kujdesit dhe respektit për pakicën greke, ne u kemi kushtuar vëmendje të posaçme atyre. Dua të përgëzoj Mitsotakis, i cili ka qenë këmbëngulës për këtë, dhe unë e kam konsideruar një gjë të mirë.”, tha kryeministri Rama.

Rama u pyet nga gazetari grek i Kathimerinit, Aleksis Papahelas për rastin e Fredi Belerit, i arrestuar pak ditë para zgjedhjeve lokale dhe i dënuar për manipulim votash.

Aleksis Papahelas: Le të shkojmë te Fredi Beleri.

Rama: Po pse duhet t’i kthehemi, është i lumtur është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg. Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik. Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem. Mund ta ndaj me ju, nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë gjyq.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga partia ime, është burgosur në janar 2025 dhe vazhdon të jetë ende në burg dhe proçesi gjyqësor sapo ka nisur. Kur thashë që për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është kryeparlamentar, ka marrë fund, nuk dua ti kthehem. Kam provë tashmë që kjo ka prekur vetëm një grek etnik. Është diçka që ka prekur shumë njerëz dhe mund të numëroj edhe të tjerë kryetarë bashkie që janë përballur me këtë.

Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik të Delfit komentoi marrëveshjen e detit me Greqinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit grek, Aleksis Papahelas, kryeministri Rama tha se tashmë ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila do të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Strasburg.

Aleksis Papahelas: Ka një diskutim midis dy vendeve për zonat ekskluzive ekonomike, ka pasur një marrëveshje midis dy vendeve, keni qenë kundër kur ishin në opozitë, pastaj në 2020 thatë që ishit gati të negocionit me Greqinë dhe ta çoni në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, a po ndodh gjë në këtë front?

“E vërteta ka më shumë nuanca, nuk ishte që unë isha kundër kësaj, por pasi marrëveshja u bë publike, një personalitet i ushtrisë doli më një artikull të plotë mbushur me kritika dhe kjo e ndezi mjedisin, nuk ndodh vetëm këtu që të ketë që ka një reagim të menjëhershëm kur ka diçka që ka të bëjë me anën tjetër, në atë kohë ishim në opozitë, dhe thashë shikoni, kjo mund të duket si një dhuratë e shkëlqyer për mua, mund të dalim në protesta dhe të shkonim në parlament ta quanim tradhti, por nuk është kjo që do të bëjmë dhe duhet të bëjmë, por në të njëjtën kohë do ta çojmë në Kushtetuese, pra e nxorëm nga fusha e dy partive dhe e çuam atje. Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *