Blindohet Saranda pas ekzekutimit të biznesmenit/ Autorët u zhdukën pa lënë gjurmë

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Forca të shumta policie kanë blinduar Sarandë pas atentatit me armë zjarri ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar 66-vjeçarin me plumb në kokë dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Viktima ishte pronar i një karburanti në qytet dhe njihej gjithashtu si ish-kryetar i shoqatës “Çamëria” në Sarandë.

Pas krimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit. /

Rexhep Ismaili
Rexhep Ismaili

The post Blindohet Saranda pas ekzekutimit të biznesmenit/ Autorët u zhdukën pa lënë gjurmë appeared first on .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *