Bllokimi i Librazhd-Qafë Thanë/ Policia thirrje shoferëve: Merrni rrugën e Maliqit

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit. Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të mjeteve në këtë segment rrugor.

Konkretisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve, deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në aksin e bllokuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *