Çanta e dyshimtë te 15-katëshi/ Policia: Ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Policia ka bërë një deklaratë pas gjetjes së një çante të dyshimtë pranë 15-katshit. Në njoftim thuhet se nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ajo ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

“Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi” – thuhet në njoftim. /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *