Erion Braçe proteston ndaj çmimit të lartë të karburanteve dhe trafikut të rënduar në Tiranë, “kyç” makinën dhe shkon në punë në këmbë (VIDEO)

Pisk
By
Pisk
2 Min Read

Erion Braçe proteston ndaj çmimit të lartë të karburanteve dhe trafikut të rënduar në Tiranë, “kyç” makinën dhe shkon në punë në këmbë (VIDEO)

Deputeti i PS, Erion Braçe ka vendosur të shkojë në këmbë në punë, duke braktisur makinën, pas rritjes së çmimit të karburantit dhe trafikut të rënduar në Tiranë, duke u shprehur se ka mundësi ta blejë, por nuk mund ta paguajë këtë çmim abuziv të vendosur nga kompanitë e karburanteve.

Reagimi

#MIREMENGJES

NE KEMBE SE ME PELQEN,

POR EDHE PREJ CMIMIT TE #NAFTES!

Kush me njeh NUK DO HABITET te me shoh ne kembe!

#TIRANA eshte e arritshme edhe ne kembe!

Une ne kembe leviz tek #TR5✋, ne kembe shkoj ne #SELITE, ne kembe ngjitem ne Kodren e Diellit, prej aty ne kembe shkova ne Kombinat, ne kembe dola ne Yzberisht, Mezez, Astir, ne kembe shkova ne Laprake, tek Frigoriferi, 5 Maji, Shkolla e Bashkuar, Kinostudio, Brryli, Ali Dem, Depo Ujit, Sauk; NE KEMBE SHEH ATE QE ME MAKINE NUK E SHEH; por mbi te gjitha NE KEMBE TAKON NJEREZ, SHUME NJEREZ, DEGJON!

Ne ane tjeter;

POOOO E KAM TE VESHTIRE TE PAGUAJ KETE CMIM NAFTE; mos bej kot, jo se nuk i kam mundesite te paguaj, jooo, por E KAM TE VESHTIRE TE PAGUAJ KETE CMIM KUR DI QE ESHTE I PADREJTE, ABUZIV, NE NJE TREG TE KAPUR, PERQENDRUAR, PA KONKURRENCE;

Per me teper te paguaj kur nuk di se kush i merr keto para, BROKERA qe fshehin shume e nuk paguajne asgje ketu, thjesht FITOJNE duke paguar te gjithe, edhe une!

Keshtu qe NE KEMBE ME MIRE;

Eshte edhe me e shendetshme!

Pastrohet dhe ajri!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *