Kaloni vijat kuqe dhe ne do të godasim furnizimet me naftë dhe gaz

Pisk
By
Pisk
4 Min Read

Trump deklaron se një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte, përgjigjet Garda Revolucionare e Iranit: Kaloni vijat kuqe dhe ne do të godasim furnizimet me naftë dhe gaz

Donald Trump ka reaguar sërish për Iranin me një deklaratë të fortë në Truth Social, ku paralajmëron zhvillime dramatike dhe flet për fundin e një periudhe të gjatë tensionesh.

trump

Presidenti amerikan deklaron se “një qytetërim i tërë mund të zhduket sonte dhe të mos rikthehet më kurrë”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por e konsideron si një mundësi reale.

Megjithatë, ai lë të hapur edhe një dritare për një marrëveshje të mundshme, duke theksuar se me një ndryshim të plotë të regjimit dhe me ide më të moderuara, mund të ndodhë diçka “revolucionare dhe pozitive”.

Në mesazhin e tij, Trump shprehet se bota ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë moderne, ndërsa shton se 47 vite shantazh, korrupsion dhe dhunë mund të marrin fund. Në përfundim, ai shpreh mbështetje për popullin iranian, duke uruar që zhvillimet të sjellin një të ardhme më të mirë.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit, pas deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump.

shtepia e bardhe

Reagimi vjen pasi Trump paralajmëroi më herët se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer kurrë më”, vetëm pak orë para përfundimit të ultimatumit të vendosur ndaj Iranit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një postim nga një llogari e lidhur me ish-kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris, ku thuhet se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po përforcon retorikën e Trump dhe po lë të kuptohet se mund të përdoren edhe armë bërthamore.

sht usa

Presidenti amerikan ka vendosur një ultimatum që skadon sot në orën 20:00 me orën e Uashingtonit, duke kërkuar që Teherani të heqë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, Vance, gjatë një vizite në Budapest, u shpreh se SHBA kanë në dispozicion “mjete” në arsenalin e tyre që deri më tani nuk i kanë përdorur kundër Iranit.

“Kemi në dispozicion mjete që deri tani nuk kemi vendosur t’i përdorim”, deklaroi ai, duke shtuar se Trump “mund të vendosë t’i përdorë nëse iranianët nuk ndryshojnë sjelljen e tyre”.

Sa i përket ultimatumit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, Vance u shpreh optimist se do të ketë negociata intensive deri në afatin e fundit dhe se mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se çdo kalim i “vijave të kuqe” nga ushtria amerikane do të sjellë një përgjigje që shtrihet përtej rajonit.

Në deklaratën e saj, Garda thekson se është treguar e përmbajtur deri më tani, por kjo qasje, sipas tyre, ka marrë fund. Ata paralajmëruan se do të godasin infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj, me synim ndërprerjen e furnizimeve me naftë dhe gaz në rajon për vite me radhë.

“Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorë të sulmeve ndaj objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi ndaj çdo sulmi ndaj infrastrukturës civile,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Garda Revolucionare u bëri thirrje partnerëve të SHBA-së në rajon të jenë të vetëdijshëm për pasojat, duke theksuar se rezervat e mëparshme në përzgjedhjen e objektivave për hakmarrje nuk do të aplikohen më.

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, duke rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe ndikim të mundshëm në tregjet globale të energjisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *