Karabinierët i zbulojnë kөkainën e fshehur në atlete, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Oficerët e karabinierëve nga Kompania Città di Castello në Itali arrestuan një 24-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

24-vjeçari u ndalua ndërsa drejtonte një makinë. Duke pasur parasysh sjelljen e tij nervoze, oficerët vendosën të kryenin një kontroll të plotë personal dhe të automjetit.

Fillimisht nuk zbuluan asgjë, por nervozizmi i të riut i shtyu në kontroll të detajuar fizik.

Dhe të fshehura brenda këpucëve të tij (atlete), ata gjetën 25 pako kokainë, me një peshë totale prej 11 gramësh, informon media italiane. Kjo hile e vënë në punë nga shqiptari, nuk e ndihmoi atë që t’i shpëtonte zbulimit të oficerëve.

24-vjeçari u arrestua më pas dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Komandës Provinciale të Perugia.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi vazhdimin e urdhrit të paraburgimit paraprak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *