“Këto për Koçon, Titin dhe Haxhinaston”/ Letrat me shkrim dore të Metës nga burgu

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Në pamundësi për t’i takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish-Presidentit Ilir Meta për të komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij është shkrimi i letrave me dorë.

Në fotot e mëposhtme, duken disa letra dhe kartolina që kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar për Koço Danajn, Edmond Haxhinaston dhe Petrit Vasilin.

Prej gati dy vitesh kreu i PL-së, ndodhet në paraburgim dhe SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për ta vizituar në qelinë e burgut.

Së fundmi Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.

Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm. /TCH

The post “Këto për Koçon, Titin dhe Haxhinaston”/ Letrat me shkrim dore të Metës nga burgu appeared first on .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *