Largohet Ëngjëll Agaçi, kush është gruaja që e zëvendëson (Emri)

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime të pranë qeverisë, e cila është mbledhur sot në një takim informal ku dhe janë komunikuar vendimet. Është ende e paqartë nëse është shkarkuar apo është dorëhequr nga detyra.

Kujtojmë që Agaci ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa cështje, mes atyre afera e inceneratorëve dhe AKSHI-t.

Ndërkohë i njëjti burim i tregoi se pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Më herët Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike. Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *