Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se, në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, – shkroi presidentja në postimin e saj në Facebook. /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *