PAMJE TE RËNDA/ Grushte dhe shqelma, mësuesi dhunon nxënësin në Prishtinë

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Një rast i dhunës fizike brenda ambienteve të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë është bërë publik përmes pamjeve që ka publikuar Kallxo.com, ku shihet një mësues duke goditur një nxënës.

Drejtori i shkollës, Halil Bruhaje ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt 2026. Ai ka theksuar se në momentin e incidentit nuk ka qenë prezent në shkollë.

Siç shihet edhe në pamje, mësuesi e gjuan me shuplakë disa herë nxënësin, e më pas ai ia kthen me shqelma, ku dhe nis një përleshje mes tyre.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.

“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *