PAMJET/ Polici nxjerr armën në sherrin për parkimin e makinës, AMP nis hetimet

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Një efektiv policie, i cili ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i një biznesi janë konfliktuar ditën e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se konflikti ka nisur, pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre. Kjo duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.

Debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përplasje verbale dhe nxjerrje të armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt.

Në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, nda efektivit të policisë. Ai po hetohet në gjendje të lirë. /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *