Nis takimi i parë i Bordit të Paqes, presidenti Trump takohet me kryeministrin Rama, përshëndet edhe Vjosa Osmanin: Po bën një punë të mirë
Instituti amerikan i Paqes në Uashington nisi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore.
Shqipëria është pjesë e takimit, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, si dhe Kosova e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Sipas axhendës së publikuar, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama i cili do të firmosë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare themeluese e organizatës.
I pari që nisi fjalimin ishte presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.
Në një fjalim të mbajtur në Bordin e Paqes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të garantuar një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Uashington.
Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur Bordin e parë të Paqes në Uashington. Në fjalën e tij, ai u shpreh se në këtë Bord është bashkuar edhe FIFA, që sipas tij, ka mbledhur miliarda dollarë për një projekt në Gaza.
Trump ka ndarë një mesazh gjatë fjalës së tij në Uashington, ku u shpreh se SHBA do të akordojë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.
“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, tha Trump.
Donald Trump është shprehur se: Hamasi më ka premtuar se do të heqë dorë nga armët. Në këto momente Gaza nuk është një vend terrorist. Jam i kënaqur të them se disa vende kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë. Faleminderit, djema.
Çdo dollar i shpenzuar është investim për stabilitetin që është kaq i rëndësishëm. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjikë, por njerëz të mrekullueshëm. Bota po pret për Hamasin dhe kjo do të ndodhë. Kemi Libanin me disa probleme, për të cilat po punojmë. Më e rëndësishmja është t’i japim fund programit bërthamor të Iranit. Shumë në Europë dëshirojnë të jenë anëtarë të përhershëm. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Europën, kemi kreun e NATO-s që po bën një punë të shkëlqyer. Unë kujdesem që të shpëtoj jetë njerëzish, nuk dua që njerëzit të vriten edhe pse janë vende shumë larg SHBA-së.
