Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin shkodran Nexho Shabani

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Një aksident është shënuar këtë të dielë në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informcioneve i lënduari është identifikuar si humoristi Nexho Shabani. Ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës.

“Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *