Vdekjet nga i nxehti, përhapja e sëmundjeve infektive dhe pasiguria ushqimore janë në rritje në Evropë, ndërsa reagimi politik dhe ndërgjegjësimi publik mbeten prapa. Ky është përfundimi i raportit të ri i Lancet për ndryshimet klimatike dhe shëndetin
Sipas raportit, ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndet po përshpejtohen, ndërsa masat për t’i përballuar nuk po ecin me të njëjtin ritëm. Në periudhën 2015-2024, pothuajse të gjitha rajonet evropiane kanë regjistruar rritje të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta, krahasuar me vitet 1991-2000. Paralajmërimet për valë të nxehtit janë rritur me 318%.
Ekspertët thonë se ekspozimi i shtuar ndaj temperaturave të larta po çon në më shumë raste sëmundjesh nga i nxehti, çrregullime të gjumit, përkeqësim të sëmundjeve kronike dhe probleme gjatë shtatzënisë. Ndërkohë, ndotja e ajrit vazhdon të lidhet me rritje të sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.
Raporti evidenton edhe pasojat indirekte, si rritja e pasigurisë ushqimore për shkak të thatësirave dhe temperaturave në rritje. Vetëm në vitin 2023, mbi një milion persona më shumë në Evropë janë prekur nga mungesa e ushqimit, krahasuar me mesataren e viteve 1981-2010. Të gjendur në këto kushte ekspertët bëjnë thirrje për veprim urgjent, duke theksuar se investimet në energji të pastër, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mbrojtja e grupeve më të rrezikuara mund të sjellin përfitime të menjëhershme për shëndetin
