U kap me 1 milion euro në Kosovë, gjykata liron policin nga Tirana

Pisk
By
Pisk
1 Min Read

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të lënë në paraburgim 3 të dyshuarit të cilët u kapën 1 milion euro në doganën e Merdares.

Një nga të ndaluarit është Aurel Kaziu, efektiv i komisariatit numër 5 të Tiranës.

Në njoftimin e saj gjykata thotë se, “prokuroria nuk arriti të vërtetojë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe se, nuk është përmendur asnjë provë, sado sipërfaqësore”.

Sipas Gjykatës, kërkesa për caktimin e paraburgimit nuk kishte të bashkëngjitura as provat minimale për këtë fazë të procedurës, siç janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtetimi për sekuestrim të sendeve.

“Ndaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatojë nenin 163 paragrafi 3 të KPPRK-së dhe të lirojë të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L”, – thuhet mes tjerash në njoftim. ©

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *